TIRANË- Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD Gert Bogdani, bashkëshortja e tij, Edlira Çepani i ka kushtuar një dedikim prekës. Edlira ka përkujtuar Gertin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku me fjalët më të ndjera, e përshkruan vitin pa njeriun e zemrës, si një "përjetësi". Aktivistja e njohur shprehet se dhimbja s'i kalon as me kohën, madje, ndjen sikur përqafimi i fundit ishte dje: "1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit…" . Më tej, Edlira shprehet se ajo, fëmijët, familjarë dhe miq, do të vazhdojnë misionin e Bogdanit dhe do t'i ngrejë lart të gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ai ka luftuar.
Postimi i plotë i Edlira Çepanit:
1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit… Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket serish sikur të kemi aty në çdo moment! Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim…
Jemi të bekuar se kaq shumë njerëz na kanë dashur e na duan fort, kaq shumë miq nga e gjithë bota që të kujtojnë me mall dhe respekt, e që sot janë sërish duke të kujtuar ty, si një dritë që ndriçoje zemrat e kujtdo që kishe pranë.
Ne do e vazhdojmë hap pas hapi misionin tënd, do t’i ngremë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ti luftove fort, deri sa të kemi jetë! Të duam pafund e do jemi çdo ditë plot mall, deri ditën kur të takohemi sërish, drita jonë! we love you daddy! You’ll alëays be our rock! ëe ëill alëays be the “fantastic four” and ëe knoë you still smile to us from heaven!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare, pas një arresti kardiak. Ai ishte politikan dhe ish-deputet i Partisë Demokratike për dy mandate. Bogdani ka qenë deputet në një moshë fare të re, për dy legjislatura, ndërsa në vitin 2023 ishte pjesë e garës së primareve për të kandiduar nga radhët e PD-së për Bashkinë e Tiranës./ZËRI