Aktualitet

“Nuk i braktisa, ishte një kurth nga ish-vjehrra”, flet nëna e tre fëmijëve që u morën nga Shërbimi Social në Durrës

Blerina thotë se prej 5 vitesh është e divorcuar dhe se punon banakiere për të siguruar të ardhurat mujore për qiranë për fëmijët e saj

l.k.
“Nuk i braktisa, ishte një kurth nga ish-vjehrra”, flet
Nëna e fëmijëve Berina Basha dhe foto nga shtëpia


DURRËS
- Ditën e sotme u raportua se tre fëmijë janë gjetur të braktisur në Durrës. Menjëherë pas lajmit ata u morën nën kujdes nga Shërbimi Social, pasi u gjetën vetëm në banesë.

Pas shpërndajes së lajmit, ka reaguar dhe nëna e tre fëmijëve, Blerina.

Për News 24 ajo ka mohuar akuzat për braktisjen e fëmijëve. Blerina thotë se prej 5 vitesh është e divorcuar dhe se punon banakiere për të siguruar të ardhurat mujore për qiranë për fëmijët e saj, të cilët janë të moshës 5,10 dhe 12 vjeç.

“Punoj banakiere dhe paguhem 400 mijë lekë në muaj. 300 mijë lekë shkojnë vetëm për qira. Nuk kam mundësi të paguaj dado apo të jem me ta 24 orë. I lë së bashku kur shkoj në punë, por kurrë nuk i kam braktisur,”-  ajo.

Ndërkohë të ajo akuzon ish-vjehrrën e saj, e cila sipas Blerinës ka hyrë në shtëpi dhe ka folur me fëmijët që të japin deklarata se e ëma i ka braktisur, duke sjellë dhe më pas ndërhyrjen e Policisë dhe Shërbimit Social Durrës.

Është një kurth. Nuk e kuptoj si dikush mund të hyjë në shtëpinë time pa leje dhe të më denoncojë sikur të jem një nënë e papërgjegjshme,” -thotë ajo.

Blerina rrëfen që njëri nga fëmijët ka vuajtur nga epilepsia dhe ka kaluar periudha të gjata trajtimi në spitale. Ajo thotë se nuk e ka pasur as mbështetjen financiare nga ish-bashkëshorti për fëmijët, për të cilin shprehet se prej 5 vitesh ka qenë i burgosur në Itali. Aktualisht sipas nënës së tre fëmijëve ai kontribuon vetëm me 180 mijë lekë të vjetra në muaj për ushqimin e tyre./ ZËRI

Poll

MOS HUMB