Aktualitet

"Nuk ka humbje jete"/ Bilanci nga "Shëndetësia": 3 të lënduar te Trauma, mes tyre një 15-vjeçar dhe një gazetare

Sipas njoftimit, deri në orën 16:00, në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur një efektiv policie, një 15-vjeçar dhe një përfaqësues i mediat, gjendja e të cilëve është stabël.

zh.ll
"Nuk ka humbje jete"/ Bilanci nga "Shëndetësia": 3
foto nga protesta

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë informacion lidhur me të lënduarit gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Sipas njoftimit, deri në orën 16:00, në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur një efektiv policie, një 15-vjeçar dhe një përfaqësues i mediat, gjendja e të cilëve është stabël. Gjithashtu, në njoftim përgënjeshtrohet kategorikisht lajmi që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Informacion mbi të lënduarit, 18 tetor 2026 ora 16:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur:

-Një efektiv policie

-Një minoren (15 vjeç)

-Një përfaqësuese e medias,

Gjendja e tyre është stabël, po kryejnë ekzaminimet dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore.

Përgënjeshtrojmë kategorikisht lajmin që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri, duke theksuar se ky informacion është I PAVËRTETË. U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik.

Poll

MOS HUMB