Aktualitet

Operacioni "Damask"/ Zbardhen detajet, emigrantët me kod unik në kufi, egjiptianët merrnin pagesat

Mohamad Alfahek kishte rolin e shpërndarjes së parave te trafikantët shqiptarë që transportonin emigrantët e paligjshëm nga Tirana në drejtim të Kosovës dhe Malit të Zi.

M.M
Operacioni "Damask"/ Zbardhen detajet, emigrantët me kod unik
Mohamed Alfahek dhe Ahmed Kensova

TIRANË- Informacione të tjera kanë dalë në pah nga operacioni "Damask" i Sektorit të Hetimit të Trafiqeve të Policisë së Tiranës, që çoi në arrestimin e 15 personave nën akuzën e trafikimit të emigrantëve. Në këtë operacion u arrestuan edhe 2 organizatorët kryesorë egjiptianë.

Mohamad Alfahek kishte rolin e shpërndarjes së parave te trafikantët shqiptarë që transportonin emigrantët e paligjshëm nga Tirana në drejtim të Kosovës dhe Malit të Zi.

Por si funksiononte ky 'rrejt'?

Alfahek pajiste emigrantët me një kod disa shifror, ata më pas ua jepnin transportuesve shqiptarë në momentin që kalonin me sukses kufirin. Transportuesit shqiptarë takonin Mohamad Alfahek dhe përmes këtij kodi vërtetonin se emigrantët e paligjshëm e kishin kaluar kufirin. Në atë moment Alfahek kryente pagesat për ta, të cilat variojnë nga 300 deri në 1500 euro, pjesën më të madhe të të cilave i mbanin organizatorët kryesorë.


Policia e Shtetit vendosi në pranga 15 persona në Tiranë, ndërsa në kërkim shpalli 4 të tjerë. Po ashtu, Polici sekuestroi edhe dhjetëra automjete që përdoreshin nga anëtarët e grupit për të trafikuar emigrantët. Zakonisht, këta të fundit, vinin nga nga Lindja e Mesme, hynin në Shqipëri nga Greqia apo dhe nga Rinasi dhe më pas nxirreshin nga Mali i Zi dhe Kosova./ ZËRI

Poll

MOS HUMB