Aktualitet

PAMJET nga momenti i vrasjes- Autori zbret nga makina me kapuç në kokë dhe qëllon Mondi Mëhallën

Autori me kapuç të zi në kokë dhe me armë në dorë i shkon Mëhallës tek 'Range Roveri' me të cilin po lëviste dhe e qëllon për vdekje me dy plumba në kokë.

F.I
PAMJET nga momenti i vrasjes- Autori zbret nga makina me kapuç në
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Janë publikuar pamjet nga momenti i ekzekutimit të biznesmenit në Elbasan, Mondi Mëhalla. Në imazhin e pulikuar shihet teksa autori zbret nga mjeti tip 'Audi' me kapuç të zi në kokë dhe me armë në dorë i shkon Mëhallës tek 'Range Roveri' me të cilin po lëviste dhe e qëllon për vdekje me dy plumba në kokë.

PAMJET nga momenti i vrasjes- Autori zbret nga makina me kapuç në
pamjet nga autori

Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës (30 Nëntor) në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij. Dy personat e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar janë Armando Kola dhe Marselo Arani. Ndërkohë që dy persona janë arrestuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Shtetasi Xhino Ago, tashmë i vënë në pranga, dyshohet se iu ka vënë në dispozicion autorëve makinën që u përdor për vrasjen e Mëhallës. Ndërsa në pranga është vënë dhe roja e karburantit Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB