Aktualitet

PAMJET nga homazhet! Rama dhe Berisha, afër dhe larg...asnjëri nuk i flet tjetrit

Si rrallë herë, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha janë bashkë në një dhomë. 

k.m.
PAMJET nga homazhet! Rama dhe Berisha, afër dhe larg...asnjëri nuk i
Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANË- Katedralja “Ngjallja e Krishtit” ka pritur sot qytetarë dhe zyrtarë të lartë për t'i dhënë lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas Janullatos. Homazhet në nderim të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas, kanë bërë bashkë edhe politikën shqiptare. Si rrallë herë, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha janë bashkë në një dhomë. 

ZËRI ka kapur pamjet kur kryeministri futet pas kryedemokratit në Katedrale, por në asnjë moment as nuk e sheh dhe as nuk i jep dorën.

Të dy ndjekin meshën, duke injoruar tërësisht njëri-tjetrin. Berisha ishte i shoqëruar nga grupi i deputetëve të Partisë Demokratike, ndërsa Rama u fut në sallë me bashkëshorten e tij, Linda Rama. Por as kjo e fundit nuk kishte asnjë përshëndetje për Berishën. 

Madje në foto dallohen Rama e Berisha teksa i ndan një karrige bosh. Ky është momenti para se të bashkohej edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili po ashtu po merr pjesë në meshë. Ai ka ardhur me një delegracion prej 5 ministrash dhe ka kryer nderimet pranë trupit të pajetë të Fortlumturisë së Tij, Janullatos. Më pas, është ulur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD.

Në fund të meshës, të tre, do të mbajnë nga në fjalë të shkurtër për Janullatos./ZËRI

Poll

MOS HUMB