
TIRANË- Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka dalë nga qelia e burgut në Durrës dhe është nisur drejt Tiranës, për të marrë pjesë në seancën në Apelin e GJKKO, kur do të shqyrtohet ankimimi i tij për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Apeli do të shqyrtojë ankimin e masës arrest me burg. Seanca në Apelin e Posaçëm do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “detyrim paraqitjeje”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI