
TIRANË-Një autobus i linjës së 'Unazës së Re' është përfshirë sot nga flakët përballë Ministrisë së Jashtme. Në momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët ka qenë i mbushur me pasagjerë të cilët në panik kanë dalë me shpejtësi. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në lëvizje, një autobus i linjës së unazës së re. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./ZËRI