Aktualitet

Parandalohet krimi në familje! Burri në Kamëz dhunon dhe kërcënon me armë gruan, pranga 40-vjeçarit

Burri është arrestuar në banesën e tij, ndërsa gjatë kontrollit është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë sid he një sasi municioni luftarak.

F.I
Parandalohet krimi në familje! Burri në Kamëz dhunon dhe
ARMA E SEKUESTRUAR

KAMËZ-Parandalohet tragjedia brenda familjes në Kamëz. Një 40-vjeçar ka dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten e tij. Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar krimin në familje. Agron Mici është arrestuar në banesën e tij, ndërsa gjatë kontrollit është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë sid he një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje, në Kamëz.

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, me armë zjarri, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit.

Shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u arrestua në flagrancë shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë me të cilën ai kanoste bashkëshorten e tij, dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB