
TIRANË- Një pabarazi tjetër në tenderat për blerje oksigjeni spitalor është zbuluar. Në vendin tonë janë dy kompani që fitojnë gjithmonë tenderat, me rotacion qoftë në në spitalet universitarë, rajonalë, lokalë apo edhe në poliklinika. Ato kompani janë GTS dhe MESSER.
Sipas një artikulli të publikuar nga “VoxNews”, prej Pandemisë së COVID 19, këto dy kompani kanë fituar tenderat me rotacion dhe deri më tani nuk ka asnjë kontroll nga instuticionet përkatëse si Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar apo edhe vetë spitalet.
Në çdo godinë të spitaleve, tankerat e oksigjenit mbajnë mbishkrimet si GTS dhe MESSER. Nëse në Fier është vendosur tankeri i GTS-së, tenderin e fiton kjo firmë. Nga ana tjetër, në Korçë, ku firma MESSER ka vendosur një tanker dhe të gjitha tenderët i fiton po MESSER. Në të gjitha rastet, firmat janë të vetme në garë!
Prej periudhës së COVID-19, këto firma kanë fituar në mënyrë të paracaktuar tenderat e spitaleve. Sipas dokumenteve, në datën 23 prill 2025, QSUT-ja ka shpallur fituesin e tenderit me afat 24 muaj nga nënshkrimi. Përshkrimi i shkurtër i kontratës është “furnizimin me oksigjen të lëngshëm mjekësor me afat 24 muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes kuadër”. Në këtrë garë mori pjesë firma “GTS-Gazra Teknike Shqiptare”, e cila ofroi 183 milionë lekë dhe u shpall fituese. Duke rritur dyshimet se procedura është zhvilluar në mënyrë të paracaktuar./ZËRI