Aktualitet

Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejës në flakë, ndërhyhet nga ajri

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një zonë me pisha dhe është favorizuar nga era e fortë

l.k
Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejës në flakë,
pamje nga vendngjarja

DIBËR- Parku Kombëtar Lurë-Malë i Dejës është përfshirë sot nga një vatër zjarri. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një zonë me pisha dhe është favorizuar nga era e fortë, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe më të gjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në terren janë angazhuar rreth 20 forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, si dhe vullnetarë të zonës, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë, të cilët po kryejnë ndërhyrje nga ajri.

Banorët e zonës kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të forcave operacionale, me qëllim parandalimin sa më shpejt të një katastrofe që kërcënon parkun. Ndër vite, pyjet e kësaj zone janë dëmtuar nga prerjet e paligjshme dhe zjarret e përsëritura./ZËRI

Poll

MOS HUMB