Aktualitet

Të shtëna me armë te "Ali Demi", shpallen në kërkim dy persona

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e dy personave. 

zh.ll
Të shtëna me armë te "Ali Demi", shpallen në
foto ilustruese

TIRANË- Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me të shtënat mbrëmjen e djeshme në rrugën “Taulantia” në kryeqytet, pranë zonës së "Ali Demit". Sipas policisë, në kërkim janë shtetasit D. Q., 44-vjeç dhe E. Xh., 25-vjeç, të cilët dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri. 

Pas njoftimit efektivët zbarkuan në një lokal në zonë, por mësohet se nuk ka persona të plagosur dhe as gëzhoja nuk janë gjetur. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e dy personave. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit D. Q., 44 vjeç dhe E. Xh., 25 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Taulantia”, kanë qëlluar me armë zjarri. Punohet për kapjen e tyre dhe për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB