Aktualitet

Pas protestës para Kuvendit, qytetarët nuk tërhiqen, rikthehen në Kryeministri

Tubimi i kësaj pasditeje vjen vetëm pak orë pas protestës së mbajtur përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku qytetarët shprehën revoltën e tyre gjatë zhvillimit të seancës plenare të 23 korrikut 2026.

M.K.
Pas protestës para Kuvendit, qytetarët nuk tërhiqen, rikthehen
foto nga protesta

TIRANË- Pas protestës së zhvilluar paraditen e kësaj të enjteje përpara Kuvendit të Shqipërisë, qytetarët u rikthyen sërish në shesh për të vijuar tubimin e tyre të përditshëm. Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit u mblodhën në sheshin "Skënderbej", për t'u nisur më pas në marshim drejt godinës së Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalimet dhe qëndrimin e përbashkët për dorëheqjen e kryeministrit.

Tubimi i kësaj pasditeje vjen vetëm pak orë pas protestës së mbajtur përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku qytetarët shprehën revoltën e tyre gjatë zhvillimit të seancës plenare të 23 korrikut 2026.Ku protestuesit qëlluan drejt makinave të deputetëve me vezë. Me përfundimin e protestës para Parlamentit, ata kanë vijuar mobilizimin edhe në orët e pasdites, duke ruajtur të njëjtën formë organizimi si në ditët e mëparshme.

Kërkesat e protestuesve:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB