Aktualitet

Pasi hodhi trupin drekoi me shoqen e Ilaria Sulës! Dëshmia e Samson për provimet, Policia kontrolle në Univeristet

Ndërkohë shoqja dhe mikja më e mirë e Ilaria Sulës, Maria Sofia Lombardo ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku tregon se e takoi Mark Antony Samson, ditën që ai e hodhi trupin e shqiptares në pyll brenda një valixheje.

F.I
Pasi hodhi trupin drekoi me shoqen e Ilaria Sulës! Dëshmia e Samson
Maria Sofia Lombardo, Mark Samson dhe Ilaria Sula

ITALI-Dëshmitë e autorit Mark Antony Samson dhe rrëfimet e personave që e takuan atë para arrestimit kanë hedhur dritë mbi hetimet në lidhje me vrasjen e shqiptares Ilaria Sula në Itali. Në një prej rrëfimeve të autorit, njëherësh ish-i dashuri i shqiptares, ai arsyetoi se shkaku i prishjes së marrëdhënies së tij mes Ilaria Sulës, ishte perfomanca e dobët e të riut në shkollë. 

23-vjeçari ka rrëfyer përpara hetuesve italianë se ata janë lidhur në prill të vitit 2023, por një vit më vonë, Ilaria nisi të ishte kritike ndaj tij dhe t’i kontrolllonte notat. Këtë gjë, Samson shprehet se e ka pasur traumë që nga fëmijëria, pasi asnjëherë nuk ka qenë i mirë në mësime. Por sa e vërtetë është kjo deklaratë dhe a është kjo një arsye për të fshehur motivin e vrasjes? 

Për këtë arsye, Policia ka shkuar në universitet për të marrë të gjithë dokumentacionin mbi regjistrimet, ndjekjen e kurseve dhe, veçanërisht, provimet e dhëna nga 23-vjeçari. 

Ndërkohë shoqja dhe mikja më e mirë e Ilaria Sulës, Maria Sofia Lombardo ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku tregon se e takoi Mark Antony Samson, ditën që ai e hodhi trupin e shqiptares në pyll brenda një valixheje. Maria tregoi dhe mesazhet që merrte nga telefoni i Ilarias, ndërkohë që e përdorte Samson.

"Ai cope m*ti se ashtu duhet të quhet shkruante se donte të më takonte, një orë pasi hodhi trupin e saj. U ulëm të hanim dhe më tregoi për ulje-ngritjet që kishte me Ilarian. Jam e shkatërruar. Ishim praktikisht motra, sepse jetonim bashkë. Atë mbrëmje foli për palestrën, ishte shumë i qetë dhe nuk e përmendi Ilarinë, asnjë gërmim, asgjë fare. Ditët kur Ilaria ishte “zhdukur” më pyeti se çfarë po bëja, nëse dilnim, a shiheshim, biseda normale, aq sa kur u zbulua se çfarë kishte bërë nuk e besoja. Nga telefoni i Ilarias, Samson më kishte shkruar se po njihte një dalje që ishte jashtë qytetit afër Napolit, se nuk donte të më dërgonte vendndodhjen e tij dhe pse e kisha pyetur tre ose katër herë gjatë bisedës gjatë gjithë javës. Dukej se si ai e dinte shumë mirë të shkruante si Ilaria,"-u shpreh mikesha e të ndjerës Ilaria Sula.

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. 

Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB