Aktualitet

Ekskluzive/ Zhduket në rrethana misterioze i riu në Tiranë, Eglant Koçi u pa për herë të fundit te Sheshi Wilson (FOTO)

Sipas burimeve për ZËRI-n, ai është parë për herë të fundit ditën e enjte, pranë Sheshit Wilson, në Tiranë, teksa po lëvizte me një motor.

zh.ll
Ekskluzive/ Zhduket në rrethana misterioze i riu në Tiranë,
33-vjeçari eglant koci-pamjet me motor

TIRANË- Një 33-vjeçar i identifikuar si Eglant Koçi, është zhdukur në rrethana misterioze, duke alarmuar familjarët, të cilët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tij. I riu sipas burimeve për ZËRI, njihej si "Coli".

ZËRI pyeti Policinë e Shtetit dhe burime pranë Komisariatit nr. 2 konfirmuan zhdukjen e 33-vjeçarit. 

Ekskluzive/ Zhduket në rrethana misterioze i riu në Tiranë,
eglant koci

Sipas burimeve, i riu është parë për herë të fundit ditën e enjte, pranë Sheshit Wilson, në Tiranë, teksa po lëvizte me një motor. Në pamjet e siguruara nga ZËRI, shihet i riu me motor dhe aty pranë një makinë ngjyrë gri, tip "Toyota Corolla".

Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë denoncuar zhdukjet e djalit të tyre. Deri më tani, burimet konfirmojnë se nuk ka asnjë të dhënë apo dyshim për pengmarrje. 

Ekskluzive/ Zhduket në rrethana misterioze i riu në Tiranë,
pamje-33vjecari me motor

Ndërkohë, pritet edhe reagimi zyrtar nga autoritetet për zbardhjen e rastit, ndërsa familjarët bëjnë apel për gjetjen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB