Aktualitet

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore me bar të thatë, shkurre dhe lëndë drusore, kryesisht lis.

I.F
Përfshihet nga zjarri masivi pyjor në Kukës, era favorizon
Pamje nga zjarri

KUKËS- Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në masivin pyjor të zonës së quajtur “Suka e Mamëzit”, në Kolsh, Kukës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore me bar të thatë, shkurre dhe lëndë drusore, kryesisht lis.

Si pasojë, në vendngjarje kanë ndërhyrë 8 punonjës të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSh) Kukës, së bashku me një mjet zjarrfikës, të cilët po punojnë në terrenin e vështirë për izolimin e flakëve.

Flakët gjithashtu janë favorizuar nga era e fortë, ku si pasojë janë përhapur me shpejtësi. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB