Aktualitet

Përmbytje në Mat/ Banesa iu mbush me ujë, evakuohet një familja me shtatë anëtarë

Një banesë në fshatin Rreth Baz është përmbytur nga uji, ndërfsa familja me 7 anëtarë është evakuuar.

zh.ll
Përmbytje në Mat/ Banesa iu mbush me ujë, evakuohet një
mat

MAT- Pamje dramatike vijnë nga Mati për shkak të reshjeve intensive të orëve të fundit. Një banesë në fshatin Rreth Baz është përmbytur nga uji, ndërsa familja me 7 anëtarë është evakuuar. Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit dhe mjete të tjera për largimin e ujit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Gjithashtu raportohet problematika me qarkullimin, ku rruga nacionale Burrel–Skuraj paraqet rrezik serioz, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë. Firma kontraktore për pastrimin e rrugës dhe eliminimin e çdo rreziku të shtuar për drejtuesit e mjeteve.

Probleme janë raportuar edhe në Bashkinë Dibër, ku disa njësi administrative janë pa energji elektrike. Mungesa e furnizimit me energji ka prekur njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe një pjesë të njësisë Arras–Fushë Çidhën.

Poll

MOS HUMB