TIRANË- Deputeti i Partisë Demokrati, Oerd Bylykbashi, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme. Bylykbashi u pa teksa hynte në godinën e SPAK, ndërsa nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Pas daljes nga ambientet e SPAK ku u mor në pyetje për rreth 2 orë, Bylykbashi u ndal për mediat ku zbuloi se ishte thirrur në cilësinë e kallëzuesit. Deputeti demokrat deklaroi se u thirr në lidhje me kallëzimin e Grupit Parlamentar të PD për "Eko Parkun".
"Duke filluar nga kryeministri Rama kallëzimi është publik, ne kemi bërë një konferencë, e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, diçka që më pas një kompani që është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve, e ka bërë për 6.5 mln euro, dmth 12.5 mln euro janë vjedhur. Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë. Mbi bazën e atij kallëzimi dhe sot isha në këtë cilësi. Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një çështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes.", tha Bylykbashi.
I pyetur në lidhje me çështjen e "21 Janarit", për të cilën kreu i PD, Sali Berisha ka marrë një fletëthirrje, Bylykbashi ka deklaruar se një njoftim i tillë nuk i ka ardhur, edhe pse në atë kohë ishte pjesë e kabinetit të Berishës në Kryeministri.
Vieë this post on Instagram
/ZËRI