Aktualitet

Plagë në zemër dhe 7 në shpinë...gjendet thika me të cilën u vra turisti portugez në Ksamil

Në dosjen e siguruar nga ZËRI, thuhet se Miguel u godit 9 herë me thikë.

F.I
Plagë në zemër dhe 7 në shpinë...gjendet thika me
Luis Miguel Varela Mendes

SARANDË-Policia e Sarandës ka gjetur dhe sekuestruar thikën me të cilën dyshohet se u vra në 'Principotes' 20-vjeçari portugeze, Luis Miguel Varela Mendes. Mjeti prerës pritet t’i nënshtrohet ekspertizave për të përcaktuar nëse është arma e përdorur në vrasje. Arma e krimit është gjetur në disa ferra ku autori e ka hedhur pas ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit në Ksamil, atje ku është vrarë me thikë 20- vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez. 20-vjeçari ishte pa rroba në pjesën e sipërme të trupit, ndërsa kishte veshur pantallona blu dhe atlete të zeza. I riu u qëllua me thikë për vdekje nga Sokrat Vata, që pas një sherri banal e la të pajetë mbi shezlonet e plazhit dhe u arratis.

Në dosjen e siguruar nga ZËRI, thuhet se Miguel u godit 9 herë me thikë. Në pjesën e majtë, poshtë gjoksit, u konstatua një plagë me buzë të çrregullta. Pasi trupi u kthye në shpinë, ekspertët evidentuan një zonë dëmtimesh ne anën e majtë, me përmasa rreth 16 me 17 centimetra. Brenda kësaj zone janë evidentuar shtatë dëmtime të ngjashme me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës.

Në konflikt me turistët u përfshinë 4 kamarierët e Principotes: Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, Murat Zhabina; 3 truprojat e lokalit Miosid Matushaj, oficer i Policisë në Gjirokastër, Luçiano Seferi, punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier, Romeo Shehu polic bashkiak në Gjirokastër; Kristi Koshi, dy shteasit turq: Nuh Mahmutoglu, Ezgi Perlak si dhe autori i vrasjes, Sokrat Vata dhe David Gjana. Ky i funsit së bashku me pronarin e Principotes janë shpallur në kërkim. 

Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të rasit dhe personat e përfshirë në vrasje./ZËRI

Poll

MOS HUMB