Aktualitet

Plas sherri për parkimin në Fier! Plagoset me thikë 33-vjeçari, autori në kërkim

33-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

F.I
Plas sherri për parkimin në Fier! Plagoset me thikë
FOTO ILUSTRUESE

FIER-Një plagosje me thikë është regjistruar në Roskovec pasditen e sotme. Raportohet se i plagosur ka mbetur Dashnor Dorti 33 vjeç, pas një konflikti për vendin e parkimit. 33-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në lagjen "15 Tetori", dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB