POGRADEC- Një konfrontim fizik është regjistruar këtë të hënë në Këshillin Bashkiak të Pogradecit. Shkak është bërë miratimi i pikës 6 për "miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen më qira".
Këshillatarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, ndërsa banorët e kanë kundërshtuar dhe në sallë kanë shpërthyer debate deri në dhunë fizike. Njëri prej këshilltarëve, Ëngjëll Shyti, është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.
Policia ka mbërritur menjëherë pas sherrit për të kryer procedurat e rastit dhe për shqoërimin e dy personave të përfshirë në përplasjen fizike.
Ndërkohë, Kevin Muçllari, banor i Çërravës që u përfshi në konflikt, ka folur për mediat dhe ka rrëfyer momentin e tensionit që agravoi deri në përplasje fizike. Sipas tij, këshilltari është ngritur në këmbë dhe ka kërcënuar për atë që ai ka thënë në sallën e mbledhjes, ndërsa thotë se vazhdimisht Shyti i kundërshtonte argumentet e paraqitura nga banorët
"Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcënoi për shkak te asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër. Kryetari i bashkisë tha ‘këto janë teka, kjo është e pavërtetë”, deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale, të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht , dihen dhe janë shumë te arsyeshme.
Në këto momente kryetari i bashkisë tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë. Nga ky moment ndodhi edhe tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Me siguri është fakti që ne nuk kemi për ta lenë këtu këtë punë. Edhe këshilltarët turp të kenë qe mbajtën këtë qëndrim që nga fillimi, edhe ata qe e ndryshuan. Më vjen keq, ata që e ndryshuan e duhet te ishin përballë kësaj situate, duke ndërruar edhe bindjet e tyre. Kjo punë nuk mbetet me kaq, ne do vazhdojmë të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Kjo është e papranueshme pasi gjithë komuniteti është i prekur edhe ne do luftojmë se nuk kemi çfarë të bëjmë.", është shprehur Kevin Muçllari, banor i Çërravës që u përfshi në konflikt.