Aktualitet

Policia largon me forcë çadrën/ Arrestohen disa protestues, Lapaj lëndohet në dorë

Për shkak të përplasjeve me policinë, disa protestues u shoqëruan nga forcat e rendit, ndërsa disa persona u lënduan lehtë.

l.k
Policia largon me forcë çadrën/ Arrestohen disa protestues,
Foto nga protesta

TIRANË- Një protestë që nisi paqësisht në orën 12:00 dhe përfundoi pak çaste më parë, e organizuar nga “Shqipëria Bëhet”, me Adriatik Lapajn në krye, u mbyll me heqjen e çadrës së ngritur nga aktivistët para godinës së qeverisë që prej datës 8 dhjetor. Në rrugët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” mbetën të shpërndara sendet personale të aktivistëve, të cilët kaluan ditë dhe netë në atë çadër.

Policia largon me forcë çadrën/ Arrestohen disa protestues,
Foto nga protesta

Për shkak të përplasjeve me policinë, disa protestues u shoqëruan nga forcat e rendit, ndërsa disa persona u lënduan lehtë. Mes tyre ishte edhe Lapaj, i cili, siç duket edhe në foto, ka marrë dëmtime në dorë.

Policia largon me forcë çadrën/ Arrestohen disa protestues,
Foto nga protesta
Policia largon me forcë çadrën/ Arrestohen disa protestues,
Foto nga protesta
Policia largon me forcë çadrën/ Arrestohen disa protestues,
Foto nga protesta

Edhe pse kjo ishte një nga protestat që solli përplasje mes protestuesve dhe policisë, Lapaj u bëri thirrje mbështetësve që të rikthejnë sërish karrige dhe çadra për të vijuar rezistencën, së bashku me protestat në ditët në vijim./ZËRI

Poll

MOS HUMB