Aktualitet

Pretendonte se i biri i kishte borxh para-Dy vite presion të moshuarit për para, arrestohet 41-vjeçari

Sipas Policisë, 41-vjeçari banues në Vlorë, pretendonte se djali i të moshuarit, 73 vjeç i kishte borxh paratë.

F.I
Pretendonte se i biri i kishte borxh para-Dy vite presion të moshuarit
foto ilustruese

FIER- Ilir Sherifaj, 41 vjeç është arrestuar nga Policia e Fierit pasi prej 2 vitesh kërcënonte një të moshuar për t’i marrë një shumë parash. Sipas Policisë, 41-vjeçari banues në Vlorë, pretendonte se djali i të moshuarit, 73 vjeç i kishte borxh paratë. Ishte 73-vjeçari që bëri kallëzim në polici, dhe pas hetimit të kryer me metoda speciale, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar. Ilir Sherifaj rezulton me precedent penal për krime kundër personit.

Njoftimi i policisë:

Kanosi për 2 vjet një 73-vjeçar për t’i marrë një shumë parash, identifikohet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

I arrestuari, me precedent penal për krime kundër personit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në DVP Fier, pas një hetimi të kryer me metoda speciale, në vijim të kallëzimit të një 73-vjeçari, i cili ishte kanosur për dhënien e një shume parash, kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të rastit, shtetasin:

* I. Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, ka kanosur vazhdimisht, që prej vitit 2024, një 73-vjeçar, me qëllim që ky i fundit t’i jepte një shumë parash, të cilën pretendonte se ia kishte borxh djali i tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Poll

MOS HUMB