Aktualitet

Protesta e 17 prillit, PD kallëzon në SPAK ministrin Lamallari, Hitën dhe drejtuesit e Policisë (EMRAT)

Përveç Llamarit, PD ka kallëzuar të gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit me në krye të Skënder Hitën.

zh.ll
Protesta e 17 prillit, PD kallëzon në SPAK ministrin Lamallari,
foto ilustrim: protesta-lamallari-hita

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari pas protestës së 17 prillit që u mbajt në kryeqytet. Përveç Llamarit, PD ka kallëzuar të gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit me në krye të Skënder Hitën.

Lajmi u bë me dije edhe nga vetë nga kryedemokrati Sali Berisha gjatë një prononcimi për gazetarët nga dyert e SPAK, teksa njoftoi se PD do të padisë penalisht të gjithë ata që sipas tij, kryesuan aksionin ndaj opozitës. 

Kallëzimi është bërë për veprat penale: "Dëmtime të tjera me dashje", "Heqja e paligjshme e lirisë", "Falsifikimi i dokumenteve", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shpërdorimi i detyrës", "Kryerja e veprimeve arbitrare", "Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme", "Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t'u shprehur, grumbulluar apo manifestuar", "Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese", "Kallëzimi i rremë", "Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore", në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 28, 90, 110, 186, 237, 248, 250, 251, 261, 269, 281, 305 dhe 305/b të Kodit Penal.

Emrat e të kallëzuarve:

-Besfort Lamallari, me detyrë Ministër i Punëve të Brendshme.
-Skënder Hitaj, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
-Sokol Bizhga, me detyrë Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
-Elton Alushi, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
-Artur Prifti, me detyrë Komandant i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
-Altin Tabaku, me detyrë Zv.Komandant i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
-Bajram Baçi, me detyrë Shef Njësie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
-Navjol Papuli, me detyrë Shef Njësie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
-Dashamir Bendo, me detyrë shefi Forcave të Posaçme Operacionale.
-Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariateve të Policisë Nr. 1, Nr. 4 dhe Nr. 6. Tirane që kanë kryer arrestime të paligjshme.
-Punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit, të paidentifikuar nga ana jonë

Protesta e 17 prillit, PD kallëzon në SPAK ministrin Lamallari,
kallezimi

Gjatë protestës pati përplasje ku mbetën të lënduar edhe figura të njohura të opozitës, përfshirë deputetë. Pas protestës, 11 persona janë arrestuar dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht. Një hetim në gjendje të lirë ka nisur edhe për deputetin Klevis Balliu dhe ish-kandidatin për deputet, Aulon Kalaja, i cili mbeti i lënduar pas përplasjes me uniformat blu. Gjithashtu, 5 punonjës policie kanë pësuar djegie./ZËRI

Poll

MOS HUMB