Aktualitet

Protestuesit largohen nga Sheshi Willson, zhvendosen para bashkisë së Tiranës

Raportohet se në Sheshin Wilson, zonë e cila ishte bllokuar nga protesta, është hapur sërish qarkullimi për automjetet.

I.F
Protestuesit largohen nga Sheshi Willson, zhvendosen para bashkisë së
Pamje nga protesta

TIRANË- Protesta e opozitës u zhvendos nga zona e Sheshit Wiillson drejt bashkisë së Tiranës. Raportohet se në Sheshin Willson, zonë e cila ishte bllokuar nga protesta, është hapur sërish qarkullimi për automjetet. Tashmë protestuesit ndodhen para bashkisë së Tiranës, ku do të qëndrojnë deri në orën 20:00, siç ka marrë leje PD. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi Policinë se në vend që të arrestojë bandën e Elbasanit, po ndalon qytetarët që po protestojnë.

“Janë ekzekutuar vetëm 5 edhe këta jashtë territorit. Në vend që të arrestonte bandën e Elbasanit ishite sot kundër qytetarëve. Provuan që janë narko-polici kundër qyetarëve të ndershëm. Një polici që drejtohet nga ministri i Brendshëm ushtar i provuar i bandës së Durrësit. Lidhje e vjetër e trafikut të drogës. Secili prej këtye fakteve do bëhet publik në vijim”, tha Bardhi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB