Aktualitet

“Pse filmon?”/ Dhunohet pushuesi në Kakome, autorët largohen me makinë

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi një person po filmonte me telefon në zonën e plazhit.

M.K.
“Pse filmon?”/ Dhunohet pushuesi në Kakome, autorët
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË- Një konflikt i nisur për shkak të disa pamjeve të regjistruara me celular ka përfunduar në dhunë fizike në zonën e Kakomesë, në Sarandë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi një person po filmonte me telefon në zonën e plazhit. Sipas dëshmisë së tij, disa të rinj janë afruar pranë tij me një automjet dhe e kanë pyetur se përse po filmonte.

Debati ka agravuar më pas në përplasje fizike. Tr rinjtë dyshohet se e kanë fyer dhe më pas e kanë goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dëmtime.

Pas sulmit, personat e përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet. I dëmtuari është transportuar në spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën mjekësore, ndërsa raportohet se ka pësuar edhe fraktura.

Policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësive. Sipas të dhënave paraprake, personat e dyshuar për përfshirjen në konflikt janë identifikuar dhe vijojnë veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave. Lidhur me rastin, pritet një njoftim zyrat nga policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB