Aktualitet

U zunë një natë më parë, sot do HAKMERRESHIN/ Përgjaket rruga e Kishës së Laçit, përplasen të rinjtë! 5 të plagosur, mes tyre shitësja që u fut t'i ndante

Një konflikt banal, pranë vendit të shenjtë, ka lënë 5 persona të plagosur, mes tyre edhe një grua që kishte dalë si çdo ditë për të siguruar qindarka duke shitur qirinj për besimtarët që i drejtoheshin Kishës.

k.m.
U zunë një natë më parë, sot do HAKMERRESHIN/
Pamje nga vendi i ngjarjes

KURBIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur shumë pranë Kishës së Laçit! Një konflikt banal, pranë vendit të shenjtë, ka lënë 5 persona të plagosur, mes tyre edhe një grua që kishte dalë si çdo ditë për të siguruar qindarka duke shitur qirinj për besimtarët që i drejtoheshin Kishës. Por pasditen e sotme iu rrezikua jeta kur dy mjete ishin duke ngjitur rrugën e Kishës, ironikisht shumë pranë spitalit të qytetit.

Si nisi përplasja?

Djemtë e plagosur dhe autori, i identifikuar si K.Kamberi janë konfliktuar me njëri-tjetrin një natë para. Sot, të rinjtë e plagosur kanë shkuar për t'u "hakmarrë" me të, duke marrë me vete edhe përforcues grushti. Kur ka parë personat me të cilët ishte zënë një ditë më parë, autori ka nxjerrë armën dhe i ka qëlluar. Në momentin që të dy palët kanë zbritur nga mjetet dhe kanë nisur konfliktin fizik, një shitëse ka ndërhyrë për t'i ndarë. Por në momentin që autori ka nxjerrë armën e zjarrit, plumbat nuk e kanë kursyer atë. Një ka plumbate  ka marrë në këmbë Angjelina Gjezajn, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për të rinjtë e tjerë.

Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri janë sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy prej tyre, janë në sallën e operacionit në gjendje kritike për jetën. 

Ndërkohë që në zonë po kërkohet për autorin, blutë e Lezhës kanë gjetur në Balldre një makinë duke u shkrumbuar nga flakët. Mjeti dyshohet se i përket autorit të ngjarjes në Laç, megjithatë dyshimet ende nuk janë konfirmuar. Po ashtu, mbetet për t'u zbuluar nëse autori ka qenë i vetëm, apo i shoqëruar me persona të tjerë në makinë. Aktualisht, Policia ndodhet në zonë dhe po kërkon autorin e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB