
LAÇ- Identifikohen 5 personat që mbeten të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Laç. Mes të plagosurve është dhe një e moshuar, Angjelina Gjezaj e cila është shitëse e qirinjve. Ajo është transportuar drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë për jetën.
Katër të plagosurit e tjerë janë Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri.
Emrat e të plagosurve
Angjelina Gjezaj
Amarildo Ndoj
Liridon Ismaili
Daniel Gjeloshi
Geri Bitri
"Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e autorëve", njofton Policia./ZËRI