Aktualitet

Publikohet VIDEO: 'Mand Dhelpra' fshin gjurmët e Koçit dhe largohet në errësirë pas ngjarjes misterioze (FOTO)

Pamjet tregojnë Armand Shakajn duke marrë motorin e Koçit rreth orës 00:30, mesnatën e 5 qershorit dhe duke e lënë pranë nënstacionit elektrik në Tiranë, në një përpjekje për të krijuar një alibi.

zh.ll
Publikohet VIDEO: 'Mand Dhelpra' fshin gjurmët e Koçit dhe
foto ilustrim: armand shakaj-eglant koci

TIRANË- Hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi janë marrë një kthesë dramatike, ndërsa policia konfirmon se personi i fundit që e takoi para zhdukjes është Armand Shakaj, i njohur si 'Mand Dhelpra', i shpallur në kërkim.

Ndërkohë, ZËRI ka siguruar videon që paraqet lëvizjet e fundit të Shakajt, lidhen direkt me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi.

Pamjet tregojnë Armand Shakajn duke marrë motorin e Koçit rreth orës 00:30, mesnatën e 5 qershorit dhe duke e lënë pranë nënstacionit elektrik në Tiranë, në një përpjekje për të krijuar një alibi. Më pas, siç duket edhe në foton e mëposhtme, ai është kthyer në këmbë drejt Bulevardit të Ri dhe më vonë në banesën e tij.

Publikohet VIDEO: 'Mand Dhelpra' fshin gjurmët e Koçit dhe
mbremja e 5 qershorit-armand shakaj largohet ne kembe

Ky veprim, i kapur nga kamerat, hedh dritë mbi rrugën misterioze të ngjarjes dhe rrit dyshimet se zhdukja e Koçit nuk ka qenë rastësi. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet analizojnë secilën detaj për të zbardhur fatin e 34-vjeçarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB