Aktualitet

Punonjësi i Bashkisë humbi jetën pasi ra nga kati i dytë, arrestohet ish-drejtori i shpallur në kërkim

Pas ndalimit, Onjea është dërguar në spitalin e burgut në Gjirokastër, pasi ka deklaruar probleme shëndetësore.

F.I
Punonjësi i Bashkisë humbi jetën pasi ra nga kati i dytë,
Adriatik Onjea

GJIROKASTËR-Ish-drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare në Bashkinë e Gjirokastrës, Adriatik Onjea, është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës. Onjea ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre dhe prishje provash, lidhur me ngjarjen e  ndodhur më 3 mars 2025 në Gjirokastër, ku një punonjës humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i dytë i një godine gjatë punimeve për pastrimin e saj. 

Pas ndalimit, Onjea është dërguar në spitalin e burgut në Gjirokastër, pasi ka deklaruar probleme shëndetësore.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. O., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas u vetëdorëzua në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së,"-njofton policia.

Poll

MOS HUMB