Aktualitet

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i një kompanie interneti

Viktima ishte duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti.

F.I
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen “Salo Halili”, Shkodër ku një 38-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Viktima Arvjo Fishta ishte duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti.

"Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si  pasojë, ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh, teksa ka lënë pas dy fëmijë.

Poll

MOS HUMB