Aktualitet

Rama, videokartolinë lamtumire për Fatos Nanon: Miku im i dikurshëm e i rigjetur sërish!

Kryeministri shkruan se Fatos Nano u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen.

F.I
Rama, videokartolinë lamtumire për Fatos Nanon: Miku im i
Fatos Nano dhe Edi Rama

TIRANË-Përmes një videoje, kryeministri Edi Rama ka sjellë momentet më të rëndësishme të Fatos Nanos, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, nga themelimi i PS, trazirat e '97, burgosja e deri te largimi. Kryeministri shkruan se Fatos Nano u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen. Rama e konsideron Fatos Nanon si “mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish”.

"Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore", ka shkruar Rama bashkangjitur pamjeve.

 

Nano u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare. Ai ndodhej prej 24 ditësh në reanimacion, ku pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Politikanë socialistë dhe demokratë, presidenti Begaj dhe figura të shumta të politikës dhe jo vetëm, shprehën ngushëllime dhe vlerësuan figurën e Nanos. Në nderim të ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, ndërsa homazhet shtetërore do të mbahen po këtë ditë tek Pallati i Kongreseve./ZËRI

Poll

MOS HUMB