Aktualitet

Raporti vjetor i SPAK, Klodian Braho para KLP

Braho do të raportojë mbi ecurinë e punës së SPAK për vitin 2025.

F.I
Raporti vjetor i SPAK, Klodian Braho para KLP
Klodian Braho

TIRANË-Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho, do të dalë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të paraqitur raportin vjetor të institucionit që ai drejton. Braho do të raportojë mbi ecurinë e punës së SPAK për vitin 2025.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizon ditën e Hënë, datë 27.04.2026, ora 10.00 seancën dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Klodjan Braho, i cili do të paraqesë raportin e punës për vitin 2025. Ky raportim bëhet në kuadër të detyrimit ligjor parashikuar në nenin 105, të Ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për të raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me ecurinë e veprimtarisë së këtij institucioni”, thuhet në njoftim.

Në raportin e publikuar SPAK njofton se gjatë vitit 2025 janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedimet të reja, ndërsa rreth 570 janë të mbartura nga viti 2024. Po ashtu, janë sekuestruar 45.5 milion euro, ndër to edhe kriptomonedha, të krimit të organizuar. Ndërsa, në luftën kundër Korrupsionit, gjatë vitit 2025, janë hetuar 27 raste të procedimeve penale me 30 persona nën hetim apo të pandehur, të cilët janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë.

SPAK bën me dije se në total gjatë vitit 2025 janë interceptuar 3004 pajisje telefonike, që do të thotë se mijëra komunikime të personave nën hetim janë monitoruar në kuadër të hetimeve të institucionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB