Aktualitet

SKEMA e atentatit ndaj çiftit Mujeci! U përdorën 2 automjete, njëri u preu rrugën, nga tjetri 2 persona dolën me kallashnikov

Në këtë moment, nga një tjetër automjet, i cili raportohet se ishte pa targa, kanë dalë dy persona të armatosur me kallashnikovë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të çiftit Mujeci

F.I
SKEMA e atentatit ndaj çiftit Mujeci! U përdorën 2 automjete,
Gentiana dhe Kreshnik Mujeci

LEZHË-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në fshatin Balldren të Lezhës, ditën e djeshme më 26 prill, ku u ekzekutua çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. 

Mësohet se çifti, i cili po lëvizte në drejtim të Torovicës së Lezhës, në fshatin Balldren, është penguar nga një automjet që u ka prerë rrugën, duke detyruar Kreshnik Mujecin të ndalonte makinën. Në këtë moment, nga një tjetër automjet, i cili raportohet se ishte pa targa, kanë dalë dy persona të armatosur me kallashnikovë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të çiftit Mujeci, duke i lënë të vdekur në vend.

Autorët pasi kanë qëlluar, dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes drejt fshatit Torovicës, pa lënë asnjë gjurmë. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por deri në këto momente nuk ka ende asnjë autor të dyshuar të identifikuar. 

Pistat e hetimit janë zgjeruar, ku përveç asaj të hakmarrjes po hetohet edhe mbi ndonjë konflikt të mundshëm, pasi Kreshnik Mujeci ka qenë një person tejet konfliktual në zonë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB