Aktualitet

RENEA dhe FNSH i kontrolloi banesën, reagon familja e Erjon Llapushit: S'gjetën asgjë të paligjshme!

Madje kanë edhe një këshillë për mediat që kanë raportuar aksionin e uniformave blu në qytet.

k.m.
RENEA dhe FNSH i kontrolloi banesën, reagon familja e Erjon Llapushit:
Erjon Llapushi

POGRADEC- Familja e Erjon Llapushit ka bërë një reagim pas kontrolleve që ushtroi RENEA në banesën e tyre. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, familjarët e të shpallurit në kërkim pretendojnë se asnjë nga personat e arrestuar sot nuk kanë lidhje me familjarin e tyre.

Madje kanë edhe një këshillë për mediat që kanë raportuar aksionin e uniformave blu në qytet.

"Ne lidhje me kontrollin e ushtruar diten e sotme ne banesen e familjes (prinderve) te Erjon Llapushit ne Pogradec, ju bejme me dije se asnje objekt I paligjshem nuk eshte gjendur ne banese, gje lehtesisht e verifikueshme nga proces-verbali i dorezuar nga policia pas kontrollit, i cili ju vihet ne dispozicionon ne vijim te ketij komunikimi, si edhe nga komunikata e Policise se Shtetit ne platformen sociale Facebook. Gjithashtu, theksojme qe asnje nga personat e proceduar penalisht diten e sotme nuk ka lidhje me Erjon Llapushin, pervecse jane banore te te njejtit qytet. Do te deshironim qe mediat të verifikojnë informacionet para se t’i publikojnë, dhe të kenë kujdes nga lajmet e rreme që mund të dëmtojnë individë,"-shkruhet në reagimin e tyre.

Aksioni nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec, ku një total prej 200 efektivësh, kontrolluan 28 banesa. Gjatë aksionit, 14 persona u shoqëruan, por në pranga përfunduan 6 persona, disa prej tyre me precedentë kriminalë. RENEA bastisi edhe banesën e të shumëkërkuarit për vrasje, Erjon Llapushi, por nuk ishte në banesë. Në të gjitha pikat që është ushtruar kontroll, Policia ka gjetur armë, para dhe drogë./ZËRI

Poll

MOS HUMB