Aktualitet

I vodhi sendet personale të arrestuarit, AMP pezullon Nënkomisarin e Policisë Gramsh

Efektivit i është ndaluar dalja jashtë vendit

F.I
I vodhi sendet personale të arrestuarit, AMP pezullon Nënkomisarin e
FOTO ILUSTRUESE

GRAMSH-Një punonjës policie i Komisariatit të Gramshit i ka vjedhur sendet personale një personi të ndaluar. Nënkomisari G.C. 31 vjeç, specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve, është pezulluar nga detyra dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit pasi u zbulua se është i dyshuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) njoftoi se ka ekzekutuar sot (17 Janar) vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë, Nënkomisar G. C., 31 vjeç, me detyrë specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Gramsh. Efektivi është i dyshuar për veprën penale “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga hetimet e kryera nga AMP janë grumbulluar fakte dhe prova që krijojnë dyshimin se ky punonjës policie, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur sendet personale të një shtetasi të ndaluar/arrestuar.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected]./ZËRI

Poll

MOS HUMB