
TIRANË-Dita sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar.
Në relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 300-400 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke sjellë mot të kthjellët por shumë të ftohtë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -6°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 8°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë./ZËRI