Aktualitet

Riaktivizohet zjarri në Dukat! Flakët u afrohen banesave, mbërrin helikopteri

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë duke u përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonat e banuara.

F.I
Riaktivizohet zjarri në Dukat! Flakët u afrohen banesave, mbërrin
pamje nga Dukati

VLORË-Situata me zjarret vijon të jetë problematike në jug. Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Dukat i Ri, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë duke u përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonat e banuara.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja nga toka është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe intensitetit të flakëve. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren. Ndërkohë, në ndihmë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve ka shkuar edhe helikopteri./ZËRI

Poll

MOS HUMB