Aktualitet

Samitit i BE në Tiranë! Qeveria i jep pa garë 2.4 mln euro Klodian Makashit për organizimin

Në këtë procedurë është paraqitur vetëm firma “REDCLOUD”, në pronësi të Klodian Makashit me një vlerë prej 232 milionë lekësh.

F.I
Samitit i BE në Tiranë! Qeveria i jep pa garë 2.4 mln euro
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Miliona euro do të shpenzohen për organizimin e një eventi më 16 maj në Tiranë, ditë në të cilën do të vijnë disa liderë të Bashkimit Europian. Samiti i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet më datë 15 dhe 16 maj, një event për të cilin qeveria ka vendosur në dispozicion 235 milionë lekësh, ose rreth 2.4 milionë euro për organizimin e tij. 

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka finalizuar tenderin me objekt “struktura akomoduese (konstruksione të përkohshme), në kuadër të Takimit të Nivelit të Lartë të Komunitetit Politik Europian (EPC), të datës 16 Maj 2025”. Fond limit ishte 235 milionë lekë teksa në këtë procedurë është paraqitur vetëm firma “REDCLOUD”, në pronësi të Klodian Makashit me një vlerë prej 232 milionë lekësh.

Samitit i BE në Tiranë! Qeveria i jep pa garë 2.4 mln euro

Maktashi ditën që u shpall edhe fitues të kësaj procedurë, firma ka depozituar në QKB edhe një kontratë shit-blerje, i ka transferua vetes kuotat e firmës. Ndërkohë, më parë aksioner në këtë firmë ka qenë Uarda Koçi dhe Renald Rista. Në datën 11 prill 2025, ditën që Makashi fitoi këtë super procedurë, ai bëri një transaksion formal në QKB. Kompaninë “REDCLOUD” e kalon nga firma “MORPH”, ku ai ishte pronar tashmë me 100 % të aksioneve, te vetja e vetë

Samitit i BE në Tiranë! Qeveria i jep pa garë 2.4 mln euro

Samitit i BE në Tiranë! Qeveria i jep pa garë 2.4 mln euro

Samitit i BE në Tiranë! Qeveria i jep pa garë 2.4 mln euro

Samitit i BE në Tiranë! Qeveria i jep pa garë 2.4 mln euro

Aktualisht, firma “REDCLOUD” është në pronësi me 100 % të Klodian Makashi. Më parë, firma zotërohej nga kompania tjetër “MORPH”, ku aksioner ishte Makashi me 56 %, Rista me 24 dhe Koçi me 20 % të aksioneve. Pasi firma e tij u besua për organizimin e eventit, tashmë nuk ka asnjë gjurmë të ish-ortakëve.

Poll

MOS HUMB