Aktualitet

Mot i qëndrueshëm me diell, ja si do të jenë temperaturat ditën e sotme

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin

F.I
Mot i qëndrueshëm me diell, ja si do të jenë temperaturat
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dita sot parashikohet me mot të qëndrueshëm pothuajse në të gjithë territorin tonë. Kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare, do të jenë prezente në skajin Jugor-Juglindor, duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë 8 / 19 °C.

Era nga kuadrati i veriut do të jetë me shpejtësi mesatare 2-8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës deri në 12 m/s. Valëzimi në det deri në 1-2 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB