Aktualitet

Sherr me thika në Korçë/ Adoleshenti plagos 34-vjeçarin, dyshohet se i plagosuri vodhi banesën e 17-vjeçarit (EMRI-VIDEO)

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se autori, një adoleshent 17-vjeçar, ka plagosur me thikë 34-vjeçarin Benard Qelemeni, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

zh.ll
Sherr me thika në Korçë/ Adoleshenti plagos 34-vjeçarin,
korce-vendngjarje

KORÇË- Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se autori, një adoleshent 17-vjeçar, ka plagosur me thikë 34-vjeçarin Benard Qelemeni, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një konflikt i mëparshëm mes tyre. Burime bëjnë me dije detaje nga konflikti, ku mësohet se rreth dy vite më parë, dyshohet se 34-vjeçari ka vjedhur banesën e autorit dhe pasi ky i fundit e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre.

Menjëherë pas ngjarjes, 17-vjeçari është larguar, ndërsa kanë qenë forcat e komisariatit të policisë që e kanë kapur vetëm disa minuta më pas. Adoleshenti është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Korçë/Informacion paraprak

Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB