Aktualitet

SHERRI I PLOTË/ Si iu turrën Mziu, Noka& Boçi policëve, efektivi i Shqiponjave u godit me send nga protestuesi

Deputetët Luciano Boçi, Xhelal Mziu dhe Flamur Noka tentuan të kalojnë përmes kordonit të sigurisë për t’u afruar drejt godinës së Kuvendit, por u ndaluan nga efektivët e rendit.

l.k
SHERRI I PLOTË/ Si iu turrën Mziu, Noka& Boçi
Foto nga vendngjarja


TIRANË- Gjatë protestës së opozitës pranë Kuvendit, janë regjistruar momente të forta tensioni mes protestuesve, deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë. Deputetët Luciano Boçi, Xhelal Mziu dhe Flamur Noka tentuan të kalojnë përmes kordonit të sigurisë për t’u afruar drejt godinës së Kuvendit, por u ndaluan nga efektivët e rendit.

Në pamjet e publikuara shihet qartë Flamur Noka, Xhelal Mziu dhe Klevis Balliu teksa konfrontohen drejtpërdrejt me policët, në një situatë të tensionuar që përshkallëzohet nga debatet në shtyrje fizike.

Pjesë nga debati me policinë:

Boçi: Ske turp, hiqe uniformën. Si e ha bukë në darkë ti? Legena burracak. Para krimit jeni ushtarë. Merreni me deputetë e njerëz të thjeshtë ju. Legena.

Noka: Mos fol ti.

Boçi: Kë godet ti? Je burrë i mirë ti?

Noka:Jeni si bandë. Shkoni tutje ça doni këtu.

Boçi: Për Edi Ramën vini këtu ju?

Noka: Keni godit liderin e opozitës, një banditë ju, e kemi të filmuar do ta paguani. Largoni policët. Largoni tutje. /ZËRI

Poll

MOS HUMB