Politikë

Rama: Bujrum, DIALOG! Ku të doni, kur të doni, pa kushte

Pas kërkesës, kreu i qeverisë ka kërkuar që organizatat të bëjnë hapin e parë dhe garanton se është i gatshëm të ulet në bisedime në çdo kohë, në çdo vend dhe pa kushte. 

F.I
Rama: Bujrum, DIALOG! Ku të doni, kur të doni, pa kushte
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrejtin social Facebook, ka ftuar organizatat e shoqërisë civile të marrin nismën për dialog mes qeverisë dhe protestuesve. Duke ndarë një imazh të thirrjes së 21 organizatave të shoqërisë civile, të cilat kërkuan nga përfaqësues të politikës dhe drejtuesve të shtetit të krijojnë hapësirë për dialog dhe të mbrojnë të drejtën e protestës paqësore, jetën dhe dinjitetin e çdo personi, Rama shprehet i gatshëm për bisedime në çdo kohë.

"U bëjmë thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog. Respektoni të drejtën e protestës paqësore. Mbroni jetën dhe dinjitetin e çdo personi. Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik,"-thuhet në shkresën e firmosur nga organizatat, mes të cilave janë Civil Rights Defenders Shqipëri, SCiDEV, Rrjeti AWEN, BIRN Albania, Citizens.al, Qendra Amfora dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Rama: Bujrum, DIALOG! Ku të doni, kur të doni, pa kushte

Pas kërkesës, kreu i qeverisë ka kërkuar që organizatat të bëjnë hapin e parë dhe garanton se është i gatshëm të ulet në bisedime në çdo kohë, në çdo vend dhe pa kushte. 

Edi Rama:

Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty

E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore

Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore - nga dhunuesit në krye të protestës!

Ta mbrojmë të gjithë bashkë jetën dhe dinjitetin e çdo personi - nga dhuna dhe manipulimi!

Asnje jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit

Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte.

Poll

MOS HUMB