Aktualitet

"Drogë në valixhe", arrestohen 3 persona në Tiranë

Në pranga të policisë ranë, L.F 28 vjeç, E.L 29 vjeç, të dy bashkëpunëtorë dhe E.D 31 vjeç.

I.F
"Drogë në valixhe", arrestohen 3 persona në Tiranë
Pamje nga operacioni i Policisë

TIRANË- Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi shisnin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Droga ishte ndarë në doza dhe ishte bërë gati për shitje në momentin e ndalimit nga Policia. Dy prej të arrestuarve, të cilët ishin bashkëpunëtor, shisnin kokainë dhe kanabis me doza në zona të ndryshme të Tiranës. Ndërsa i arrestuari tjetër, shiste lëndët narkotike në Vorë.

Në pranga të policisë ranë, Leonidha Fane 28 vjeç, Ersi Leka 29 vjeç, të dy bashkëpunëtorë dhe Engjell Dosti 31 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, kontrollit në automjetet dhe në banesat e tyre, Policia ka gjetur sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve. Si rezultat, janë arrestuar shtetasit:

L. F., 28 vjeç dhe E. L., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se shitnin doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Tiranë;

E. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shiste doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Vorë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, kontrollit në automjetet dhe në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB