
ELBASAN- Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e "ZËRI-t". Një qytetar ka sjellë pamje nga aksi rrugor i amortizuar, Elbasan-Cërrik. Qytetari i cili ka filmuar pamjet nga mjeti i tij, tregon për ZËRI-n se rruga është ndërtuar disa vite më parë, por tani është amortizuar dhe po u dëmton mjetet.

"Gjendja e rrugës është bërë e tillë për shkak se nuk janë përdorur materiale cilësore nga firma ndërtuese, por poshtë rrugës janë hedhur skorje nga metalurgjiku i Elbasanit. Shiheni si është gjendja e saj e shkatërruar e gjitha. Nuk ka filluar sot por që vitin e parë që u ndërtua. Tani ka arritur kulmin dhe po na shkatërron makinat. Çdo javë shkojmë në servise,"-shkruan qytetari për ZËRI-n.
Sipas të njëjtit person, nga shiu, të gjitha inertet kanë dalë në rrugë për shkak se kanalizimet dhe pusetat u lanë të hapuara nga firma ndërtuese.
Investimi për 23 km rrugë "Elbasan-Cërrik" kushtoi rreth 8 milion euro. Punimet nga kompania "Gjoka" nisën në vitin 2015 dhe përfunduan në 2017. Por ankesat e banorëve kanë nisur që në vitin 2021 dhe situata ende nuk është rregulluar. Rruga prej 18 kilometrash i shërben dhjetëra fshatrave dhe lidh Elbasanin me tre nga shtatë Bashkitë e këtij qarku./ZËRI