
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për 25 persona. Sipas të dhënëva të deritanishme, ndaj këtyre personave është nisur një hetim për abuzime me tenderat e rrugëve. SPAK u ka komunikuar akuzat disa biznesmenëve, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe disa zyrtarëve. Mes tyre është edhe kreu i Autoritetetit Rrugor të Shqipërisë, Gentian Gjyli, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
Ky i fundit ishte vetë në SPAK, ku edhe deklaroi se ishte marrë i pandehur kur u pyet nga gazetarët.
“Po, patjetër,”- tha ai, kur u pyet nëse ishte marrë i pandehur, ndërsa në një tjetër moment shtyu kameran duke shtuar: Mos më hajde nga mbrapa.
BISEDA ME GAZETAREN:
-Zoti Gjyli, çfarë akuze iu komunikoi SPAK?
Gjyli: Faleminderit shumë, je shumë e mirë.
-U morët i pandehur sot?
Gjyli: Po patjetër. Mos më hajde më nga prapa.
Të pandehurit e tjerë janë: Brunilda Buli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Ajda Strazimiri, Gezim Noni, Shkelqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa.
Po ashtu, akuza e ngritur nga hetuesi Dritan Prençi i është komunikuar edhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili aktualisht është në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Berberit i është komunikuar akuza e re në ambientet e paraburgimit.
Pretendohet se janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga SPAK./ZËRI