Aktualitet

Shkelje në tendera me vlerë mbi 30 mln €! Shtyhet gjyqi për Erion Isain dhe 15 të pandehurit e tjerë

Seanca e radhës do të mbahet më 9 shtator. 

F.I
Shkelje në tendera me vlerë mbi 30 mln €! Shtyhet gjyqi për
Erion Isai

TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, dhe 14 të pandehur të tjerë nga Bashkia Kolonjë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. GJKKO pritej të shqyrtonte kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes në gjykim, por seanca është shtyrë dhe do të mbahet më 9 shtator. 

Sipas SPAK, hetimi lidhet me disa procedura prokurimi, kryesisht për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e rrugës Korçë-Ersekë dhe projekte të tjera në zonën e Kolonjës, procedura të cilat e kalojnë vlerën e 30 milionë eurove. Mësohet se gjatë procedurës për ndërtimin e lotit 2 të kësaj rruge me fond rreth 2.8 miliardë lekë, Bashkia Kolonjë kishte paraqitur si projekt një dokumentacion që, sipas hetimeve, nuk ishte përgatitur realisht nga bashkia.

Isai akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”, në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas SPAK, hetimi lidhet me disa procedura prokurimi, kryesisht për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e rrugës Korçë-Ersekë dhe projekte të tjera në zonën e Kolonjës. Në hetim janë edhe ish-drejtues të ARRSH-së, mes tyre ish-drejtori i përgjithshëm Ergys Verdho, si dhe disa punonjës të tjerë të këtij institucioni.

Në listën e të pandehurve janë:

Erion Isai – Kryetar i Bashkisë Kolonjë
Eljona Mydini – Ish-zëvendëskryetare e Bashkisë Kolonjë
Erjon Cenko – Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Engjëll Dine – Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Ermal Zylfo – Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Armand Tafil – Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Muharrem Tartari – Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Shpëtim Liço – Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Ergys Verdho – Ish-kreu i ARRSH-së
Erald Elezi – Ish-drejtor në ARRSH
Genti Raça – Përgjegjës preventivi në ARRSH
Donikë Shehu – Ish-specialiste në ARRSH
Klarita Konomi – Ish-specialiste në ARRSH
Nikollaq Mihali – Specialist në ARRSH
Erdit Salillari – Përgjegjës sektori në ARRSH

Bazuar në njoftimin e SPAK, nga provat e administruara, mbështetur edhe nga eskpertimi grafik i shkrimit dhe nënshkrimit të dokumentit, ka rezultuar se grupi i punës së Bashkisë Kolonjë, i përbërë nga shtetasit Erjon Cenko, Engjëll Dine, në bashkëpunim me personin që ka dhuruar projektin, shtetasen Entela Çano, administratore e shoqërise “A& E Enginieering”sh.p.k, kanë falsifikuar procesverbalin e marrjes në dorëzim të projektit nga Bashkia Kolonjë, ndërkohë që rezulton se nuk ka pasur projekt.

Po ashtu, sipas hetimeve, zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) kanë përcaktuar fondin limit të tenderit pa ndjekur procedurat ligjore. SPAK thotë se vlera e tenderit ishte fryrë me rreth 590 milionë lekë, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shtetit.

Poll

MOS HUMB