Aktualitet

Shkrumbohet makina në Pogradec, dyshohet e qëllimshme...Kush është pronari dhe lidhjet e tij me botën e krimit? (EMRI)

Ndërkohë që sipas burimeve dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa në afërsi të rrugës ku ndodhi ngjarja, është kontatuar një person. 

zh.ll
Shkrumbohet makina në Pogradec, dyshohet e qëllimshme...Kush
makina e djegur

POGRADEC- Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen ne.2, në qytetin e Pogradecit. Policia bën me dije se automjeti në pronësit të shtetasit, Artur Musollari, ka qenë i parkuar. Ndërkohë që sipas burimeve dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa në afërsi të rrugës ku ndodhi ngjarja, është kontatuar një person. 

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.2, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. M., i cili ka qenë i parkuar”, njoftoi sot policia.

Nga ana tjetër, mësohet se pronari i automjetit, Artur Musollari, është një person i njohur për strukturat e rendit në Pogradec.  Ai rezulton të jetë arrestuar në vitin 2023, pasi u kap në flagrancë i armatosur dhe i dyshuar se po përgatitej për të kryer një ngjarje kriminale. Gjatë kontrollit të ushtruar në atë kohë, policia i sekuestroi një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, si edhe sende të tjera të paligjshme, të cilat shërbenin për realizimin e një akti të rëndë kriminal.

Megjithatë, ende nuk dihen detaje apo rrethanat e ngjarjes, teksa po punohet edhe identifikimin e autorit, ndërsa  pista kryesore mbetet ajo e një veprimi të qëllimshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB