TIRANË- Biznesmeni Ermal Beqiri, zotërues i kompanisë “Soft & Solution”, është vënë nën hetim nga SPAK me qëllim zbulimin e pasurive që dyshohet se janë ndërtuar nga burime të paligjshme. Beqiri, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga SPAK, rreth 3 vite më parë, zbulonte ëndrrat e tij 'me shumë shifra' një postim në profilin e tij në “Facebook” në fillim të vitit 2023.
“Goals 2023”, titullohej tabela në të cilën ishin renditur ëndrat e biznesmenit. Por, kjo tabelë asokohe paraqitej si objektiva për kompaninë dhe anëtarët e “Soft & Solution”. Në krye të tabelës qëndronte dëshira për të kapur 6-zerot, për të vijuar më pas me përmirësimet prifesionale, deri në hapjen e bizneseve të reja.
11 objektivat e 2023
1. Do kapim 6-zerot. G.M
2. Do blej makinë automatike. S.B
3. Do shikoj Milanin në San Siro.X2
4. Do përmirësoj veten profesionalisht
5. Do ndërtoj PC të ri.
6. Do rritem P.S.I
7. Do bëhem ambassador i kompanisë M.S
8. Do hap një biznes timin! M.S
9. Rritje profesionale
10. Do blejë një Jacht!!!
Ndërkohë, sot pas 3 vitesh, “Soft & Solution” ka regjistruar nivele të larta financiare. SPAK ka nisur veprimet për të hetimin e pasurive të biznesmenit, i cili si duket ka realizuar ëndrën e parë për blerjen e jahtin. Në listën e tij të pasurive rezulton një jaht luksoz rreth 950 mijë dollarë.
Sipas hetimeve, Xhenila Tamizi, rezulton të jetë juristja e kompanisë “Soft & Solution”, tek e cila paguhet me 736 mijë lekë të vjtra në muaj. Por pavarësisht kësaj page të ulët, juristja e Ermal Beqirit, rezulton të ketë në pronësi disa pasuri, si apartamente dhe një Jaht të markës “Pretador 50 sky fall” që përllogaritet në 950 mijë dollarë, që SPAK dyshon se SPAK dyshon se zotëruesi i vërtetë i tyre është biznesmeni i teknologjisë elektronike, Ermal Beqiri.
Ndërkohë SPAK dhe prokuroria e Tiranës, janë duke kryer veprime hetimore lidhur me zyrtarët përgjegjës që nuk mundën të sigurojnë koleksionin prej 900 shishe vere e vere të cilësisë së lartë, që u zhduk nga banesa e Ergys Agasit.
Hetimet e SPAK-ut po përqëndrohen edhe në prona të tjera të fituara nga kompania “Soft&Solution” dhe “EA Solution”, pasi sipas informacioneve janë përqëndruar në Tiranë, në sektorin e ndërtimit dhe në prona të paluajtshme në disa vende të Shqipërisë. Po ashtu, SPAK po kërkon informacion edhe tek bankat e nivelit të dytë për të gjurmuar paratë, si dhe hipotekat./ZËRI