
GJIROKASTËR-Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer në ecje në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, duke përfunduar në mes të trafikndarëses. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, shtetasit Rigers Mela dhe Beqir Devolli, ky i fundit drejtuesi i automjetit. Të dy të plagosurit ndodhen në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet paraprakisht se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga vendosja e një sasie lënde plasëse në automjet. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e plotë e saj nga grupi hetimor.
Njoftimi i policisë:
Dy persona kanë mbetur të dëmtuar pas shpërthimit të një automjeti tip “Benz”, mbrëmjen e sotme, në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00, ndërsa automjeti, në pronësi të shtetasit B. D., ka qenë në lëvizje në momentin e shpërthimit.
Si pasojë, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun e incidentit